Bie nga lartësia një punëtor i KEDS-it

08:52 | 9 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Në Suharekë është raportuar se  një person, zyrtar i KEDS-it është rrëzuar nga një lartësi rreth 3 metra dhe ka pësuar lëndime trupore, raporton Policia e Kosovës.

I njëjti është dërguar në spitalin rajonal dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

“Rr. Bali Kuqi, Suharekë 08.04.2022 – 12:45. Është raportuar se viktima mashkull  kosovar  zyrtar i KEDS-it është rrëzuar nga një lartësi rreth 3 metra dhe ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar  në spitalin rajonal dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, njofton policia./arbresh.info/