Ish-zëvendëspresidenti dhe kandidati i demokrateve për presidenti të SHBA-së, Joe Biden në letrën dërguar presidentit Thaçi, ka lënë një dedikim interesant, të cilën Biden e ka shkruar me dorë.
Në letrën e plotë, të cilën e ka publikuar presidenti Thaçi në profilin e tij në Facebook, Biden ka lënë një dedikim në fund të letrës, një pjesë e së cilës tashmë është bërë publike.
“PS: Ruajeni besimin! Gjërat do të përmirësohen”, ka shkruar në fund të letrës Biden.
Kujtojmë se Biden ka krijuar një marrëdhënie shumë emocionale me qytetarët e Kosovës. Afër kampit Bonsteel, për nderë të shërbimit të djalit të tij për Kosovën, është ngritur edhe një shtatore.

“Nuk ishte diçka e bukur”, Trump akuzon Iranin për shkelje t...
Haradinaj kujton heroin Sali Çekaj dhe dëshmorët e brigadave
Abdixhiku: Sali Çekaj ra për të mos vdekur kurrë
Lojtari i Mallorcës shfaqet me fanellën e Kosovës
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, shpallen në kërkim 5 per...
Alarm për bombë në dy qendra tregtare në Shkup