Në një fotografi të publikuar nga “Vrojtuesit e lagjes” biçikletat elektrike të Komunës së Prishtinës shihen në oborrin e një shtëpie.
Fotografia e cila po qarkullon në rrjete sociale tashmë, duket të jetë realizuar në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.
Këto biçikleta ishin larguar më 11 dhjetor 2024 nga hapësirat e caktuara që kishin qenë të vendosura, për t’u rikthyer më pas më 1 mars 2025.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj në një intervistë për Arbresh.info në gusht të 2024, kishte bërë të ditur se në fazën e parë do të jenë në dispozicion 100 biçikleta, të cilat do të shërbejnë për studentët, të rinjtë, vizitorët dhe qytetarët që kërkojnë një alternativë të shpejtë për lëvizjen e tyre në qytet.
“I kemi dhjetë zona, dhjetë stacione në tërë Prishtinën duke filluar nga kjo pjesë ku jemi aktualisht afërm komunës së Prishtinës, pastaj një pjesë e madhe e qendrës, kemi stacion në Dardani, në Ulpianë në Bregun e Diellit, pra janë 10 stacione me 10 biçikleta që në total bëjnë 100 biçikleta për fazën e parë të këtij projekti. kryesisht do të përfitojnë studentët të rinjtë vizitorët që vijnë dhe vizitojnë Prishtinën, por edhe të tjerët që duan t’i përdorin biçikletat për mobiliet më të shpejtë”, ishte shprehur Zogaj.
LEXO EDHE:
Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
OVL UÇK-ja nis mobilizimin e degëve, për protestën e 17 shku...
KFOR-i gjerman patrullon në veri
Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociaci...
Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet akt...
Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...