Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk ka asnjë lëkundje në koalicionin qeverisës.
Përkundër se ka pasur kritika nga ana e AAk’së për mënyrën se si po zhvillohet dialogu me Serbinë. Tahiri thotë se koalicioni nuk ka pasur ndonjë krizë, dhe se kanë plane afatgjate.
“Nuk ka asnjë krizë dhe asnjë lëkundje në koalicion”, thotë ai.
“Kur është ndërtuar është ndërtuar me qëllime afatgjata, pasi janë dy parti të djathta. Ajo cfarë po ndodhë është një situatë shumë normale. AAK nuk e ka përvojën më të mirë me procesin që e ka lehtësuar BE në kohën sa ka qenë Federika Mogherini. Atë kohë, çështja e territorit, nuk ka qenë temë që është kundërshtuar dhe është lënë pezull. Kjo ka qenë e pafalshme nga ana e BE’së”, shtoi Tahiri në T7.
Fundi i përballjes në Apel, pritet vendimi që vulos fatin e ...
Foda jep lajmin e madh: Zhegrova ka gjasa të luajë nga filli...
Avokati i “Kobrës” ngre dyshime në Apel: Përgjime të paautor...
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...