Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore që vjen nga AAK, Besnik Tahiri ka thënë se përvjetori i 20-të, Policinë e Kosovës e gjen si institucionin më kredibil tek qytetarët.
Në një shkrim në Facebook ai thekson se në mbështetje të përkushtimit të policisë duhet garantuar e drejta për pensionim të parakohshëm dhe të dinjitetshëm.
Postimi i plotë i tij:
Ky 20-vjetor Policinë e Kosovës e gjen si institucionin më kredibil dhe i besueshëm tek qytetarët.
Për herë të parë me vendim të kryeministrit shteti ua ka kompensuar policëve orët shtesë:
Jam krenar që bashkërisht me përfaqësuesit e Policisë kemi arritur të kemi një trajtim të dinjitetshëm në pagë për policët. Tashmë, ashtu siç është më e vlerësuara në rajon, policët tanë janë edhe më të paguarit.
Jam i bindur që ky përkushtim do të vazhdojë duke përmbyllur çështjen e sigurimit shëndetësor dhe atij jetësor.
Në mbështetje të profesionalizmit dhe përkushtimit të pashoq të Policisë na duhet të garantojmë të drejtën për pensionim të parakohshëm të dinjitetshëm.
Ashtu siç Policia na bënë krenar dhe jetë të sigurt për familjen dhe shtetin, është detyrë dhe mision i shtetit përkujdesja për ta dhe familjet e tyre.
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...