Kandidati i LDK-së për të parin e Fushë Kosovës, Besnik Osmani e ka nisur mëngjesin e sotëm duke vizituar Karvanin Shëndetësor ‘përshëndetje’, i cili ndaloi në Harilaq.
Sipas Osmanit, duke investuar në shëndet investohet në një të ardhme më të mirë për qytetin.
Postimi i plotë:
Këtë mëngjes pata kënaqësinë të vizitoja Karvanin Shëndetësor ‘për𝐬𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐭je’, i cili ndaloi në Harilaq. Ky aktivitet solli energji pozitive dhe këshilla të vlefshme për qytetarët tanë, duke na kujtuar se kujdesi për shëndetin nis nga vetja dhe nga zgjedhjet e përditshme që bëjmë.
Jam mirënjohës për punën e palodhshme të stafit shëndetësor të QKMF Fushë Kosovë dhe gjithë ekipit të përfshirë, të cilët me përkushtim ofruan matje, këshilla dhe informacione të dobishme.
Të investojmë në shëndet do të thotë të investojmë në një të ardhme më të mirë për qytetin tonë. Do të jem gjithmonë përkrah nismave që sjellin vlera të tilla për komunitetin dhe që fuqizojnë secilin prej nesh të jetojë më shëndetshëm./Arbresh.info
Deçani përkujton 28-vjetorin e `Epopesë së Dukagjinit`
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së ...
Moti sot kryesisht i vranët, temperaturat arrijnë 13 gradë
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...