Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryenegociator i palës kosovare në dialog me Serbinë, Besnik Bislimi, nga Brukseli ka deklaruar se marrëveshja e arritur me Serbinë për energjinë është vetëm udhërrëfyes për hapat që duhet të ndërmerren deri te normalizimi i çështjes.
“Nuk trajtohen aspak çështjet pronësore. Është vetëm udhërrëfyes për hapat që duhet të ndërmerren deri te normalizimi i çështjes. E kemi publikuar edhe udhërrëfyesin, në asnjë fjalë s’përmendet asnjë aset, sepse udhërrëfim apo pikënisje është legjislacioni i Kosovës që e njeh KEDS-in si monopolist në ofrimin e shërbimit të shpërndarjes në Kosovë”, tha ka thënë Bislimi për RTK-në.
Bislimi është përgjigjur edhe në pyetjet se pse Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte në opozitë, e quante të dëmshme këtë marrëveshje e cila ishte nënshkruar në 2013-tën.
“Marrëveshjen ne nuk e kemi pranuar. Marrëveshja është aty. Problemi ka qenë që marrëveshja kur është nënshkruar ka qenë e keqe dhe e kemi thënë publikisht dhe e kemi kundërshtuar për arsye se në momentin kur e negocion, ke hapësirë për negocim dhe mendojmë se ka qenë marrëveshje e dëmshme, mirëpo implementimi i saj ka qenë edhe më i dëmshëm. Ajo që ne kemi bërë me udhërrërfimin e sotëm është se e kemi kthyer situatën në normalitet, por pa thënë që marrëveshja është e mirë”, ka theksuar Bislimi.
Osmani u bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në vo...
Lulzim Hetemi voton: Shteti ndërtohet me përgjegjësi qytetar...
KQZ njofton se deri në orën 15:00 kanë votuar 24,91% e qytet...
Shqipe Selimi voton bashkë me djalin: Bëje edhe ti pjesën të...
Kryetari i KQZ-së deklarohet sërish për problemet me rrymë n...
Pacolli: Sot të votojmë për lirinë, jo vetëm për pushtet