Besimtarët katolikë kremtojnë sot ditën e Ringjalljes së Krishtit. Të shtunën mbrëma në të gjitha kishat katolike të vendit u mbajt mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkëve, me ritet përkatëse. Mesha në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet nisi në orën 23.00, pas dy vitesh mungesë për shkak të rregullave anti-covid.
Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas kryqëzimit të tij.
Kujtojmë se të shtunën një urim i veçantë për besimtarët e krishterë ka ardhur nga Imzot Arjan Dodaj.
Arqipeshkvi i dioqezës së Tiranë e Durrësit u bëri thirrje qytetarëve që të lënë mënjanë urrejtjen e mllefin në këtë ditë feste. Një mesazh të veçantë ai kishte edhe për luftën në Ukrainë, si dhe institucionin e shenjtë të familjes. /abcnews.al/
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...
Tërmeti 4.8 ballë që goditi Kosovën, pamjet që tregojnë se s...