Sot besimtarët bektashinj kremtojnë Ditën e Ashures, një nga ditët më të shenjta e domethënëse për komunitetin e tyre. Ashurja, është një rit tradicional bektashian, që përkujton me veneracion heroin e Qerbelasë, Imam Hysenin dhe 72 dëshmorët e tij, që u vetëflijuan, gjer në sakrificën njerëzore, sublime, për mbrojtjen e idealeve të jetës.
Një ditë më parë, kryegjyshi botëror, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, përcolli një mesazh uniteti e bashkimi për të gjithë besimtarët, në prag të Ditës së Ashures, duke u lutur për paqe, në një kohë kur, siç u shpreh, “vatrat e luftërave në botë janë të shumta”.
Për dhjetë ditë, bektashinjtë agjërojnë dhe në përfundim të agjërimit, besimtarët konsumojnë ujin e jetës, shërbetin dhe pas kësaj vihet ashurja në zjarr e vazhdon me “Ditën e Ashures”.
Ditën e dhjetë të Matemit, për t’i dhënë fund kësaj periudhe agjërimi, zhvillohet një ceremoni e fundit në teqe. Kjo ceremoni fillon në fund të natës së dhjetë, besimtarët pinë ujin e jetës, sherbetin dhe mbas kësaj vihet ashurja në zjarr dhe vazhdon të nesërmen “Dita e Ashures”. Ashurja është ëmbëlsira e posaçme që merr emrin e kësaj dite. Dita e njëmbëdhjetë do të thotë Ashure.
E dhjeta ditë e muajit Muharrem shënon përvjetorin e vdekjes së Imam Hysenit në Qerbela. Ashurja gatuhet me grurë, ujë, niseshte, fasule, bath, misër, fiq të thatë, rrush të thatë, arra, sheqer (ose mjaltë, pekmez, musht), kanellë si dhe shumë prodhime të tjera që dalin nga toka. Në ceremoninë fetare recitohet me zë të lartë (Mersije) bëhen lutje fetare në një heshtje zie.
Pastaj bëhen vizita, populli dhe besimtarët hanë ashuren. Ashurja vazhdon përgjatë gjithë muajit të hënës Muharrem, ku të gjithë besimtarët e pregatisin këtë ëmbëlsirë jo vetëm për familjet e tyre por edhe për të gjithë të afërmit, duke u uruar mirësi, paqe, dashuri midis njëri tjetrit.8./tar
PSG gati t’i ofrojë kontratë të përhershme Luis Enriques
Ndalimet e udhëtimit në SHBA, sjellin reagime të zemëruara n...
Konjufca në Stubëll: Bashkë për historinë dhe të ardhmen e v...
Fitore Pacolli: Qeveria Kurti 3 punon për gratë
Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi...
Bujar Loci vazhdon të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketbo...