Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizoi konferencën “Roli i Shoqërisë Civile në Ndërtimin e Integritetit të Policisë: Perspektiva e Ballkanit Perëndimor”.
Në këtë konferencë u lansuan rezultatet e Barometrit Kosovar të Sigurisë për vitin 2016, me fokus në besueshmërinë për policinë, perceptimet për nivelin e korrupsionit në polici, s i dhe procesin e rekrutimit në polici.
Rezultatet e BKS 2016 tregojnë se vërehet një trend pozitiv në rritje të besueshmërisë ndaj Policisë së Kosovës. Rreth 60% të respodentëve kanë shprehur opinion pozitiv kundrejt policisë, duke deklaruar se i besojnë shumë kësaj force. Kjo u përcjell nga 20% të atyre që nuk i besojnë kësaj force, dhe 25% të tjerë që nuk kanë shprehur asnjë qëndrim në lidhje me këtë forcë.
Kur janë pyetur për nivelin e korrupsionit në Policinë e Kosovës, rreth 11% janë deklaruar se kjo forcë është e korruptuar, 16% janë deklaruar se janë të korruptuar deri diku, kurse një pjesë dërrmuese me rreth 68% policia është e korruptuar deri diku.
Për sa i përket njësive më të korruptuara brenda policisë, 33% e respodentëve kanë deklaruar se Menaxhmenti i Policisë është i korruptuar, kurse 31% besojnë se policia kufitare është më e korruptuar, si dhe 25% të tyre që besojnë se Policia e Trafikut është e korruptuar.
Në këtë të fundit ka mund të ndikoj aksioni i Inspektoratit Policor të Kosovës për luftimin e korrupsionit në polici, ku edhe u arrestuan pjesëtarë nga policia e trafik – njësia e auostradës, pra çështje që ende janë në hetim.
Aty ku fillon integriteti, dhe ku ndërtohet baza e integritetit është pikërisht tek rekrutimi, procedurat si dhe niveli i pjesëtarëve që bëhen pjesë e kësaj force.
Kur janë pyetur rreth procesit të rekrutimit në polici, rreth 31% besojnë se rekrutimi bëhet përmes nepotizmit, 30% përmes konkursit të hapur publik, 25% ndikimit politik, si dhe rreth 10% përmes mito marrjes apo dhënies, 2% të respodentëve nuk kanë ndarë mendimin e tyre lidhur me këtë çështje.
Në krahasim me rajonin, Policia e Kosovës qëndron më së miri.
Policia e Kosovës ka pasur fatin që të ndërtohet nga zeroja me ndihmën e komunitetit ndërkombëtarë. Kjo pra e bën më të veçuar dhe kampione në krahasim me ato të rajonit. Kjo forcë është mjaft e madhe, e cila përfshinm gati 9.000 pjesëmarrës, kurse në te ka përfshirje të kënaqshme të minoriteteve dhe grave.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...