Dje ishte kandidat për të marrë kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, por e humbi garën.
Ndërsa sot, Besian Mustafa, ishte i pranishëm në homazhet i shoqëruar me kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Në një shkrim në Facebook, Mustafa, ka kërkuar unitet, teksa thotë se rruga për rikthimin e LDK-së nuk është e lehtë, por që do ta gjejnë.
“Të unifikuar, bëmë homazhe tek varri i kryetarit historik i Kosovës dhe lideri i parë i LDK-së. Rrugëtimi ynë, si partia më demokratike në vend, drejt lavdës së dikurshme, nuk ka për të qenë i lehtë. Por, rruga e vështirë, me një ekip të duhur, bindshëm do e kthejë LDK-në në zemrën e secilit, aty ku edhe e ka vendin!”, ka shkruar Besian Mustafa.
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë