Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka pritur në një takim nënkryetarin e komunës Beshiktash të Stambollit, i cili po qëndron në Mitrovicë për të implementuar projektin humanitar për organizimin e iftarit afër Xhamisë së Zallit, në qendër të qytetit.
Nënkryetari i Beshiktashit, Çetin Kirsigil, e njoftoi kryetarin Bahtiri se sivjet gjatë tërë Ramazanit, pra 30 ditë, komuna e tij do të shtrojë 700 iftare për qytetarët e Mitrovicës, në tendën e rregulluar në oborrin e Xhamisë së Zallit. Ai tha po ashtu, se edhe 200 iftare të tjera do të shpërndahen nëpër shtëpitë e personave që nuk mund të dalin jashtë shtëpive të tyre, e të cilat kanë nevojë për mbështetje.
“Me Mitrovicën kemi bashkëpunim të mirë dhe ne duke parë gjendjen ekonomike këtu kemi organizua këtë projekt për shtruarjen e iftareve për 900 persona. Qytetarët dhe bizneset e Beshiktashit janë të lumtur që kanë mundësinë për të ndihmuar mitrovicasit, andaj edhe nuk kanë hezituar fare që të kontribuojnë materialisht për këtë Project humanitar”, tha ai.
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, falënderoi nënkryetarin e komunës Beshiktash të Stambollit, Kirsigil, që kësaj radhe, po e realizojnë projektin e tyre humanitar të shtruarjes së iftareve për qytetarët e komunës e që kjo nuk është hera e parë.
“Turqia është një ndër vendet që më së shumti dhe vëllazërisht e ka mbështet Kosovën dhe Mitrovicën. Komuna të ndryshme të Turqisë e kanë ndihmuar me projekte të këtilla, por edhe projekte të tjera komunën e Mitrovicës dhe qytetarët e saj”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...