Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka kujtuar sot 581 vjetorin e Kuvendit të Lezhës.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm i dalë nga ky Kuvend në Lezhë, e caktoi Gjergj Kastriotin Kapiten të Përgjithshëm, si prijës ushtarak të forcave të bashkuara të tyre, shkruan Arbresh.info.
“Vetëm tre muaj më parë, më 28 nëntor 1443, Gjergj Kastrioti i mbiquajtur Skënderbeu, e kishte ngritur flamurin e kryengritjes kundër osmanëve, duke shënuar fillimin e një epoke çerekshekullore të rezistencës së armatosur kundërosmane në Arbëri”, shkruan Kurti.
“Andaj edhe sot, historia e Skënderbeut na inspiron me universalitetin e saj në të menduar e në të vepruar, në guxim e në maturi, në strategji dhe në patriotizëm. Për liri dhe për shtet, për aleanca të fuqishme dhe për progres historik”, ka shkruar ai.
“Lavdi e përmotshme heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe trashëgimisë historike e politike të tij!”, tha mes të tjerash Kurti./Arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran