Në vazhdën e procesit të konsolidimit të Forumeve të Aleancës Kosova e Re, në praninë e një numri të madh të grave, është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i të Forumit të Gruas në degën e Kamenicës.
Nën intonimin e himnit, filluan punimet e Kuvendit zgjedhor ku morën pjesë edhe zyrtarë të partisë nga qendra të cilët e përshëndetën punën e Kuvendit.
Nga procesi i rregullt zgjedhor, në prani të 153 delegateve me shumicë votash, kryetare e Forumit të Gruas në Kamenicë, u zgjedh Besarta Kallaba.
Punimet e Kuvendit i përshëndeti, koordinatori i zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli, i cili tha “Një gjë duhet ta dimë, se kush nuk ka përkrahjen e grave nuk do të ketë as suksesin”
Të pranishmet në emër të degës së AKR-së në Kamenicë i përshëndeti edhe koordinatori z. Degës Fatmir Matoshi, i cili deklaroi së prioritet i AKR-së mbetet fuqizimi i grave në institucione, zbatimi i ligjit mbi trashëgiminë dhe kjo do të arrihet me përkrahjen e parezervë të presidentit dhe humanistit të madh z. Behgjet Pacolli.
Në kuvend foli edhe koordinatorja e Forumit të Gruas në nivel qendror Mirlindë Gashi e cila tha se, së bashku mund të ndryshojmë realitetin e hidhur në të cilin po e jetojmë.” Ndryshimet që ne sot i fillojmë do të rezultojnë në një të ardhme të ndritur për ne dhe fëmijët tanë”, tha ajo.
Kuvendi më pas zgjodhi edhe nënkryetaret Adifete Dërmaku e Gjyljeta Bunjaku sekretare Blerta Maliqi si dhe kryesinë e përbërë prej 11anëtaresh.
Zvicra paralajmëron për toksinë cereulide në produktet për f...
Bedri Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut...
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja