Vajza e Hamëz Jasharit, Besarta Jashari është bërë sërish nënë e një djali.
Kështu ka bërë të ditur ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në Facebook, ku tregoi se djalit i është vendosur emri Mars,
“Gëzim i madh për familjen tonë! Emrin e muajit të heroizmit, sakrificës dhe Epopesë së UÇK-së nga tani do ta bartë nipi jonë i ri, djali i tretë i motres sime Besartes. Falënderimi i takon Zotit, që pas gjithë atyre rënieve të fëmijëve të familjes sonë për liri, familja jonë po mbushet me djem e vajza që sigurisht do të ndjekin rrugën e tyre, gjaku i të cilëve u bë themel i lirisë që sot fëmijët dhe të gjithë ne gëzojmë Mirësevjen Mars! Të urojmë jetë të gjatë e të lumtur! Qofsh i dobishëm për shtetin, shoqërinë dhe kombin tonë”, thuhet në shkrimin e tij.
Besarta ka dhe dy djemë të tjerë, Dylin dhe Nolin./Arbresh.info/
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...