Besa Shahini dhe Dardan Molliqaj votojnë në Shqipëri

11:20 | 30 Qershor 2019
A Z

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj dhe bashkëshortja e tij, Besa Shahini e cila është ministre e arsimit në Shqipëri kanë votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në Shqipëri.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Shahini ka shkruar “Votues për herë të parë” duke postuar edhe disa fotografi ku shihen së bashku me Molliqajn.

Shahini së fundi ka marr postin e ministres kurse ka dy muaj që është martuar me anëtarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Shpërndaje në rrjete sociale