Deputetja nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri ka reaguar ndaj një shkrimi në një portal me titullin “LDK bllokoi hetimet për SHIK-un”. Sipas saj LDK-ja nuk e ka luksin që të bëjë lojëra me SHIKU-un.
“LDK është subjekti i vetëm që e ka përjetuar dhunën dhe vrasjet nga SHIKU, anëtaret e cilës organizatë janë në të gjitha partitë, opozitare dhe në PDK”, ka shkruar Gaxherri në “Facebook”.
Ky është postimi i plotë i Gaxherrit:
LDK, nuk e ka luksin as hilen per me bo lojra me SHIK-un
LDK eshte subjekti i vetem qe e ka perjetuar dhunen dhe vrasjet nga SHIKU, anetaret e ciles organizat jane ne te gjitha partit, opozitare dhe ne PDK.
Cfare mendoni ju se LDK duhet te bie edhe me kete rast ne kurthin e juaj qe perveq vrasjeve edhe gjykimin ta beni ju vete?
Jo kjo nuk do te ndodhe.
Nuk do te ju bejm te mundur qe te beni prap skenare cfare ju dini, prap ne kurriz te LDK-se.
Vertet ne Kosove drejtesia len per te deshiruar por ne asnjehere nuk do heqim dore duke kerkuar drejtesi deri sa rasti i fundit te zbardhet dhe te ju hiqen maskat te gjithe atyre “patriotave” qe vran atedhetaret, patriotet, komandantet, ushtaraket, gazetaret, politikanet me te denje te Kosoves.
Pse ju pengon juve qe ne LDK-ja kerkojm drejtesi per vete cdo dite edhe ne fushata?? Prandaj ju deshet te beni komision parlamentar hetimor e nga “ekspertiza” juaj e larte si deputet si jeni te konstatoni se ne kemi shpif se askush nuk u vra. Ju sa te afte jeni edhe kete gje e beni nese ju japim ne mundesin. Po lerini me lojrat e ulta e te rrezikshme.
Njerezit nga LDK jane vra nga SHIK-u, vetem pse kane menduar ndryshe, vetem pse populli i ka mbeshtet dhe ju ka dhene pushtet, e ju mbeshtetjen dhe pushtetin ju eshte dashur ta merni me krim e me vrasje.
Duhet te keni respect se paku per familjet e ketyre patrioteve te vrare, te mos tentoni qe me skenare te tille tju mohoni edhe drejtesin. Ju duhet te gjeni forcen dhe te deshmoni per rastet e vrasjeve ne LDK, vetem atehere ju mund te jeni te qete.
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...