Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e ka komentuar rezolutën e Kuvendit të Kosovës me të cilën nuk është lejuar mbajtja e referendumit serb brenda territorit të Kosovës.
Ajo ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të ndjehej mirë nëse serbët do ta kundërshtonin referendumin e së dielës, duke shtuar se ai e dinte se serbët e Kosovës do të votonin për opsionin tjetër.
“Natyrisht, [Albin] Kurti do të ishte jashtëzakonisht i lumtur nëse nesër do të fitonte opsioni “jo”, sepse është e qartë se serbët në Kosovë do të votonin “po” – për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, për sundimin e ligjit, për një Serbi më të fortë”, ka thënë ajo në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë.
Interesim i madh për ndeshjen Kosovë-Turqi, FFK del me njoft...
E zhdukur që nga 2001, ribashkimi emocionues i nënës me vajz...
Eliminimi nga Botërori 2026, Duka: Humbje që dhemb
Një qytetar tregon me video se njëhesori i energjisë tregon ...
Serbi i dyshuar për organizimin e incidenteve raciste, fshih...
Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet