Bërnabiq i reagon Borrellit: Serbët në barrikada janë paqësorë 

17:00 | 11 Dhjetor 2022
KRG

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka reaguar ndaj deklaratës së Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme. Ai kërkoi që serbët duhet të largojnë menjëherë barrikadat.

Kryeministrja serbe deklaroi se jo i duket interesante.

“Interesante, ata nuk janë aq të zëshëm për paligjshmërinë e arrestimit të serbëve, për shembull Dejan Pantiqit, i cili u arrestua dje pa asnjë provë, apo kur policia e Kosovës shkel marrëveshjen e Brukselit duke hyrë të armatosur në komunat me shumicë serbe në veri me pushkë/tyta të gjata”, shkroi Bërnabiq në rrjetet sociale.

“Ata njerëz në barrikada shprehin qartë protestën e tyre dhe e bëjnë në mënyrë paqësore”, pretendoi ajo.

“E vetmja mënyrë me të cilën mund të dëgjohen, për fat të keq, është në barrikada”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Shpërndaje në rrjete sociale