Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha në Paris se Kosova do të jetë në agjendën e saj gjatë vizitës dyditore në Francë.
Sipas saj, Serbia do të kundërshtojë përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.
Bërnabiq shtoi se anëtarësimi i Kosovës do të ishte “katastrofale, një precedent i madh dhe do të sillte me vete çështje të përmasave globale, të cilat nuk i nevojiten UNESCO-s”, shkruan Danas.
Duke folur të enjten në prag të seancës së sotme të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s dhe në shënimin e 75-vjetorit të kësaj organizate, kur do t’u drejtohet pjesëmarrësve, Bërnabiq tha se do të merret me çështjen e Kosovës dhe manastiret në Kosovë.
Haxhiu për Rexhep Qosjen: Kontribuoi në mbrojtjen e identite...
Afati kushtetues po afron, Albin Kurti pa përgjigje për Osma...
I dyshuari që gjuajti në darkën e Trump del para gjykatës, ‘...
Kuvendi mban një minutë heshtje për akademikun Rexhep Qosja
Konfirmohet vizita: Trump premton se Mbreti do të jetë “shum...
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona