“Ju keni një familje në Kosovë, mos e harroni”, u tha ministri i jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli mysafirëve të mbledhur në festën solemne me rastin e dhjetëvjetorit të marrëdhënieve diplomatike Gjermani – Kosovë.
Pas festimit në Prishtinë dhe Prizren (më 3 tetor 2018) jubileu u festua edhe në Berlin (3 dhjetor 2018) dhe folësit nxorën një bilanc pozitiv dhe shumë shpresëdhënës.
Për shumicën e të pranishmëve që ishin mbledhur në festim, familja kosovare nuk kishte vetëm kuptimin simbolik, por edhe faktik. Shifrat i dha ambasadori Beqë Cufaj: “400 000 shtetas të Kosovës jetojnë në Gjermani dhe afro 100 000 gjermanë kanë shërbyer dhe punuar në Kosovë në këto 20 vitet e fundit. Dy shifra, të cilat na e bëjnë më të kthjellët domethënien e marrëdhënieve mes dy shteteve”, tha Cufaj, i cili deri në fillim të këtij viti ishte vetë një nga përfaqësuesit e diasporës kosovare në Berlin. “Detyra jonë si diplomatë është që këto marrëdhënie të ngushta midis dy vendeve dhe popujve tanë t’i vazhdojmë me të njëjtin intensitet dhe miqësi edhe në dekadat e ardhshme”, tha ambasadori.
Ide kreative për dialogun
Kreu i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili pat vendosur spontanisht të merrte pjesë në ceremoninë e Berlinit, bëri të qartë se sa e rëndësishme është ndihma e Gjermanisë për Kosovën. Ai shprehu falënderimet për angazhimin e madh të Gjermanisë pro kandidimit të Kosovës në Interpol, pavarësisht se kjo dështoi. “Më kanë thënë shumë delegacione, se ambasadori gjerman i ka marrë në telefon dhe u ka kërkuar që të votojnë pro Kosovës”, tha kreu i diplomacisë së Kosovës, i cili vetë e njeh Gjermaninë që nga periudha e studimeve në Hamburg dhe e mbajti fjalimin pa letër në shqip dhe në gjermanishte të rrjedhshme.
Pacolli, i cili herë pas here gjatë fjalës së tij e falenderoi Gjermaninë për mbështetjen e saj, kërkoi edhe më tej ndihmë nga shteti më i fuqishëm ekonomik i BE-së, sidomos për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës dhe për dialogun me Serbinë, ngecja e të cilit sipas Pacollit, e pengon funksionimin e shtetit të Kosovës: “Serbët marrin seriozisht vetëm atë që thotë Beogradi. Por për shkak të kushtetutës ne nuk mund të bëjmë asgjë pa serbët. Ata vijnë kur duan, ikin kur duan. Por kështu nuk mund të vazhdojë”, tha Pacolli duke theksuar se çdo ide kreative e Gjermanisë për të ndihmuar këtë proces është e mirëpritur.
Abdixhiku: LDK për 36 vjet ka qenë shtylla e lirisë dhe demo...
Hargreaves vlerëson përpjekjet e KQZ-së për zgjedhje të qeta...
Ardhja e mërgimtarëve për fundvit, kjo është gjendja në pika...
“Benita po luan lojë të pistë”, thotë Alba
IKD: Asnjëra nga partitë e mëdha nuk e kanë vettingun në pro...
Trump thotë se Maduro do të vepronte “mençur” nëse largohet ...