Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka deklaruar se moskonstituimi i Kuvendit është betejë për rehabilitimin e së keqes, kudo që ajo ndodhet.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha tha se kushdo që në pavetëdije është shndërruar në krrab të pushtetit të Kurtit, duhet me thy vetveten që, sipas tij, të shpëtoj e ardhmja, përcjell Arbresh.info
Postimi i plotë:
Problemi i moskonstituimit të Kuvendit nuk është betejë ndërmjet së mirës dhe së keqes. Është betejë për rehabilitimin e së keqes kudo që ajo gjendet, apo për rehatimin e saj në vetvete, në pushtet dhe në çdo pore të jetës në Kosovë.
E mira është shkelur, është manipuluar, është thyer dhe ende mbetet e paidentifikuar. Ajo nuk është e vetëdijshme se duhet të rilindë dhe të strukturohet.
Kësaj here, e keqja nuk do të na shfaqet si Serbia me armë në dorë, por si një anestezion i gjatë dhe i kontrolluar.
Kushdo që në pavetëdije është shndërruar në krrab të pushtetit të Kurtit, duhet me thy vetveten “selfdistruction” që të shpëtoj e ardhmja!
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...