Avokati, Besnik Berisha, ka thënë se nuk është logjike që të vazhdohet pranimi i votave të ardhura nga mërgata, dy muaj pas zgjedhjeve.
VV sot ka dërguar një ankesë në Gjykatën Supreme për numërimin e mbi 300 pakova të ardhura nga mërgata me vonesë në QNR.
“Çdo gjyqtar që merr përsipër ankesën e VV’së, do të mund të vendos që pakot e ardhura nga posta të pranohen. Kjo ka një mbështetje logjike për shkak se votuesi ka dërguar votat me kohë dhe nuk është faji i tij që u dërguan ato me vonesë në QNR. Kjo gjithashtu mund të arsyetohet edhe nga ana juridike deri diku”, thotë ai.

“Por nuk ka kuptim që të vazhdohet pranimi i votave edhe dy muaj pas përfundimit të zgjedhjeve”
Tutje Berisha thotë se kjo do të krijonte një praktikë negative që mund të përdoret edhe në zgjedhjet tjera./Express/
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...