Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka mohuar se komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari, është arrestuar ndonjëherë në Shqipëri.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të RTV Dukagjini nëse komandanti legjendar është arrestuar në Shqipëri në kohën sa ai ishte në pushtet, siç pretendon presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Sali Berisha tha se arrestimi i Adem Jasharit nuk ka ndodhur kurrën e kurrës.
Ndërsa, kur u pyet nëse është arrestuar presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, në Shqipëri, në vitet ’90, Berisha tha se janë arrestuar njerëz, “për shembull për zënka në diskoteka, por kurrë për veprimtari çlirimtare”.
Në intervistën për RTV Dukagjini, Sali Berisha ka mohuar edhe qëndrimin e Osam Bin Ladenit dhe të Zhelko Razhnjateviq-Arkanit në Shqipëri në kohën kur ai drejtonte vendin.
Akuzat për strehim të Bin Ladenit e të Arkanit nga Shqipëria e Sali Berishës i ka bërë Hashim Thaçi para pak ditësh si përgjigje ndaj kundërshtimit të Berishës ndaj idesë së Thaçit për “korrigjim të kufijve” të Kosovës me Serbinë.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...