Berisha: Doarsë pse se falënderove Vjosën e Albinin

11:12 | 8 Shtator 2022
A Z

Deputetja e Grupit Parlamentar të LVV-së, e cila ishte pjesë e Listës Guxo, Doarsa Kica-Xhelili, pritet të kalojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Për këtë ka reaguar edhe analisti, Ridvan Berisha.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kica-Xhelili është dashur ta falënderojë Vjosën e Albinin që ia kanë dhanë shansin të bëhet deputete.

Postimi i plotë i tij:

Kush po e përkrah Doarsa Xhelilin?
Thuajse të gjithë ata që u dogjën, u banë shkrumb e hi nga pazaret e tilla, nga kalkulimet e moçalit politik kosovar.
Anonimus në politikë, u ngritë me logo të LVV-së, përkatësisht të Vjosës, e cili është bilanci? Po shkoj tybe në LDK se aty e ndajmë të njëjtën ideologji!
Pash t ‘madhin Zot a e ki seriozisht!
Njerëzit nuk hanë sanë e as kashtë, nuk mundesh moj Doarsë këto pallavra politike me ia shitë bash askujt!
Më vonë ia nijmë krismën, pse përnime ke dalë në LDK!
Është në fund të fundit taktizim i juaji Doarsë, legjitim gjithsesi, epilogun ta japin qytetarët, votuesit tuaj!
Veç një gjo e kisha bo n ‘vend tendin, bile bre e kisha falënderuar Vjosën e Albinin që ta kanë dhanë shansin mu’ bo deputete, nuk është marre me i falenderu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale