Veton Berisha, deputeti i Kosovës, përmes një postimi ka thënë se gjatë ditës së djeshme ai është sulmuar, kanosur dhe ofenduar Fazli Stollaj, i cili është anëtar i kryesisë së IRDK-së parti kjo e drejtuar nga Elbert Krasniqi, ministër në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal.
Berisha, ka shkruar edhe se kjo ka ndodhur në objektin e Qeverisë së Kosovës pas fjalimit të tij drejtuar në takimin e organizuar nga zyra e kryeministrit për çështje të komuniteteve me rastin e shënimit të “24 Qershorit” ditës memoriale të komunitetit Egjiptian.
Ai ka njoftuar edhe se e ka denoncuar Stollajn në Policinë e Kosovës.
“Sigurisht pas pritjes për një kërkimfalje sot kam vendosur rastin të ja besoj drejtësisë duke e denoncuar z. Stollaj në POLICINË e Kosovës”, tha Berisha.
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë