Policia e Kosovës, njësiti rajonal i trafikut rrugor në Gjilan ka gjobitur në shofer me 200 euro, dy pikë negative, si dhe ndalim të vozitjes së mjetit motorik për tre muaj.
Këto gjoba i janë bërë shoferit në fjalë, pasi është kapur duke bërë tejkalim të parregullt, raporton Arbresh.info.
“Njësiti rajonale i trafikut rrugor Gjilan falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili gjatë drejtimit të automjetit në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, në bazë të video incizimi të pranuar në E-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim të parregullt, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor. Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në njoftim.

Policia fton qytetarët të raportojnë raste të tilla, duke siguruar ruajtjen dhe konfidencialitetin e tyre.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim/Arbresh.info/
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?