Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka deklaruar se LDK kundërshton qëndrimin personal të presidentit Hashim Thaçi për dhe rreth kufijve.
“I tillë ishte edhe qëndrimi i tij në Alpbach të Austrisë, mendim personal, i paautorizuar dhe i mandatar nga askush. Ai nuk ka mandat kushtetues, nuk ka mbështetjen e askujt, të asnjë partie politike, asnjë institucioni shtetëror të Kosovës, për deklaratat dhe veprimet e tij kundërshtetërore”, ka thënë Beqiri.
Sipas tij Thaçi herët apo vonë duhet të jap përgjegjësi për këtë.
“Ia bëjmë me dije edhe një herë se kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm, ne kemi shtetin tonë në kufijtë e saj shtetëror, kemi Kushtetutën tonë. Kosova nuk është pronë private e tij, me sovranitetin dhe integritetin e Kosovës nuk mund të luaj askush, kush e bënë këtë i tradhton interesat e vendit dhe për këtë duhet dhënë llogari. Interesat dhe sikletet personale të askujt nuk mund të barazohen me interesat e vendit. LDK vazhdon të mbetet kundërshtuese ndaj gjithë kësaj aventure të rrezikshme të tij. Ne si subjekti më i madh politik i vendit, do të pengojmë çdo deklaratë apo marrëveshje që është në dëm të vendit. Ia bëjmë me dije z.Thaçi se i ka hy një pune që nuk do t’i dalë në krye, sepse interesi i vendit, vullneti i qytetarëve është e kundërta e asaj çka ai po bënë”, ka shtuar Beqiri.
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...