Beogradi reagon pas deklaratës së Kurtit për “Sarajevo Safari”, e cilëson sulm kundër Vuçiqit

22:41 | 18 Shkurt 2026
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është i nevojshëm një gjykatë speciale ndërkombëtare për krimet në rastin e “Sarajevo safari”, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e nevojshme, dhe se proceset gjyqësore në Hagë nuk mund ta ndryshojnë këtë fakt.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar në “X”, Petar Petkoviq kryenegociatori serb për dialogun Kosovë-Serbi

Ai e quan deklaratën e Kurtit pjesë të një “sulmi të bashkuar” kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke pretenduar se bëhet fjalë për skenarë të trilluar me qëllim për ç’njerëzuar atë.

“Sulmi i bashkuar i Kurtit dhe bllokuesve ndaj presidentit Vuçiq me skenarë të sajuar është pjesë e së njëjtës matricë dhe dhe burojnë nga e njëjta qendër pushteti me qëllim ç’njerëzimin e Vuçiqit. Nuk ka gënjeshtër që ata nuk do ta përhapin, përfshirë këtë për “Safari-n e Sarajevës” që është mohuar qindra herë, vetëm për ta rrëzuar atë”, ka shkruar Petkoviq.

Ai shton se kjo është një gënjeshtër e përsëritur dhe nuk do t’ia dalin.

“Nuk do t’ju shkojë! Por do të vijë dita e gjykimit ku Kurti do të përgjigjet për të gjitha krimet ndaj serbëve”, ka propaganduar Petkoviq. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale