Bekim Jashari, kryetari i Komunës së Skenderajt, ka folur edhe njëherë për sulmin e 22 viteve më parë mbi familjen Jashari nga forca policore serbe.
Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, prej familjes Jashari kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin.
E 22 vite pas, Bekim Jashari, thotë se mallin e familjes ia largon motra e tij.
“Besarta mi kujton motrat dhe vellëzerit: Selveten, Afeten, Besimin, Lirien, Blerimin, Fatimen dhe Blerinën e vogel e cila ishte më e lidhura shpirtërisht me mua.Mallin dhe dhimbjen ndaj familjes ma largon Besarta duke me dhënë forcë e dashuri familjare, sa herë që e shoh të lumtur me dy fëmijët e saj” ka shkruar Jashari në Facebook.
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...