Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar pas arrestimit të ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, duke e vlerësuar si ndër ushtarët e parë në Drenicë, që ishte dhe mbetet shembull i ushtarit të denjë në luftë dhe i politikanit e udhëheqësit të sinqertë në paqe.
Djali i Hamëz Jasharit, ka vlerësuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe populli ynë liridashës ka bërë luftë të pastër, në mbrojtje të vendit dhe qytetarëve autokton.
Ky është reagimi i tij:
Baci Jakup Krasniqi, ushtari i Lirisë, zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndër ushtarët e parë në Drenicë, ishte dhe mbetet shembull i ushtarit të denjë në luftë dhe i politikanit e udhëheqësit të sinqertë në paqe.
Askush dhe në asnjë mënyrë nuk mund të zbehë kontributin e tij për liri dhe shtet ndërtim. Lufta e tij e pastër, në mbrojtje të vendit dhe qytetarëve është pjesë e historisë sonë, kurse pafajësia e tij është fakt i pamohueshëm.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, populli ynë liridashës ka bërë luftë të pastër, në mbrojtje të vendit dhe qytetarëve autokton.
Botërisht dihet kush ka bërë krime kundër njerëzit, kush janë kriminelët e vërtet dhe kush nuk kurseu asgjë për të zhdukur popullin dhe historinë tonë.
Andaj shteti dhe kriminelet serb duhet të përballen me drejtësinë dhe të japin llogari për krimet e bëra kundër njerëzit.
Çdo tentim për të njollosur UÇK-në dhe historinë tonë të lavdishme është e kot dhe një dështim i radhës i atyre që shpifin kundër popullit tonë.
Është sfidë jo e lehtë, është “luftë” e përbashkët, që duhet fituar patjetër. Vetëm dhe vetëm të bashkuar.
Baca Jakup Krasniqi do dalësh faqebardhë!
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri