Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar për futjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë, thellë brenda territorit të Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Jashari ka thënë se shqetësues është fakti se që nga dje, nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, është dashur që krerët e institucioneve të takohen dhe të marrin masa ndaj provokimit që shteti serb po bën në Kosovë.
“Kosova është shtet i pavarur dhe institucionet tona e kanë për obligim që të ruajnë territorialitetin dhe sovranitetin e saj, prandaj për një rast të tillë duhet dhënë përgjegjësi institucionale”, ka shkruar Jashari.
Postimi i plotë:
Shqetësuese dhe e pa pranueshme që ende nuk kemi asnjë veprim institucional ndaj hyrjes së
xhandarmerisë serbe në Karaçevë.
Pas asaj që ka ndodhur një ditë me parë është dashur që udhëheqësit e institucioneve tona të takohen dhe të marrin masa ndaj provokimit që shteti serb po bënë ende në Kosovë.
Kosova është shtet i pavarur dhe institucionet tona e kanë për obligim që të ruajnë territorialitetin dhe sovranitetin e saj, prandaj për një rast të tillë duhet dhënë përgjegjësi institucionale.
Mijëra dëshmor e martirë, invalid e veteran dhanë jetën e sakrifikuan për lirinë tonë, të cilën duhet ta gëzojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, brenda territorit tonë shtetëror.
Si kryetar i Komunës së Skenderajt dhe si anëtar i familjes Jashari, i bëjë thirrje institucioneve tona që të marrin veprime konkrete ndaj asaj që ka ndodhur në Karaçevë dhe të mos lejojnë që të përseriten provokime të tilla.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...