Komuna e Skenderajt së bashku me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në përvjetorin e sulmit të parë mbi familjen Jashari, Ditës së Veteranit, kanë bërë sot homazhe te shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari, Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, si dhe te Kompleksi i Dëshmorëve në Marinë, për t’i nderuar dëshmorët e rënë për liri.
Me këtë rast, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se përkujtojnë sakrificën e të gjithë dëshmorëve, e në veçanti të familjes Jashari në luftën e tyre për liri.
Postimi i plotë:
Homazhe për nder të përvjetorit të triumfit të familjes Jashari mbi sulmet serbe bëmë edhe në Kompleksin e dëshmorëve në Marinë, ku nderuam të rënët në altarin e lirisë.
Jemi përherë krenarë e mirënjohës për sakrificën e dëshmorëve të kombit.
Lavdi të rënëve që jetësuan ëndrrën tonë shekullore për Liri e Pavarësi!/arbresh.info/



Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...
“Ne e kemi Yildizin” – McKennie mesazh tif...
Sulm me thikë në Sydney, një viktimë dhe dy të plagosur
Kjo është deklarata e Pavarësisë së Kosovës e shpallur para ...
Kurti: Sot festojmë, por edhe nderojmë rezistencën paqësore ...