Bekim Jashari afër zyrtarizimit të partisë, Lushtaku e përkrahë idenë e tij Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari shumë shpejt pritet të formojë një iniciativë të re politike.
Pjesë e saj, duket se do të jenë edhe shumë politikan në zë që vijnë nga rajoni i Drenicës.
Ish-deputeti i PDK-së, Nuredin Lushtaku ka deklaruar haptazi se do t’i bashkohet iniciativës së Jasharit.
“Po, në momentin që Bekim Jashari do ta zyrtarizojë iniciativën apo partinë e tij unë do të jem pjesë e saj. E përkrahi idenë e tij në çfarëdo mënyre”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline. Lushtaku, nuk ka dashur të japë detaje të reja rreth kësaj iniciative, me arsyetimin se detaje tjera do shpalosin ditëve në vijim.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...