Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se takimet ishin mjaftë emocionues dhe të pamjaftueshme për tu çmallur.
“Dy ditë në Hagë ishin shumë emocionuese dhe të pamjaftueshme për t’u çmallur me bashkëluftëtarët tanë që po mbahen padrejtësisht në burg. Bashkë me Dullen dhe Bajren, takuam shokët tanë të luftës, burrat e kombit, Hashimin, Kadriun, bacën Jakup, Rexhën, Nasimin dhe Hysniun”, ka shkruar Haxhiu.
Tutje ti shtoi se ish-krerët e UÇK-së janë burra të mëdhenj dhe të vërtetë.
“Takimet ishin shumë emocionuese edhe pse këta burra të mëdhenj, janë të fortë, të qëndrueshëm, të vërtetë në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së. U përqafuam dhe u përshendetëm me burrat më idealist, stoik e të pathyeshëm të popullit, me besim të plotë se së shpejti do të triumfojë drejtësia dhe ata do të kthehen fitimtar e me kokën lartë si çdoherë, triumfatorë”, tha në fund Haxhiu./arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026