Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka akuzuar ish-qeverinë Kurti se ka masakruar buxhetin e shtetit gjatë kohës së pandemisë, ku sipas tij njerëz të afërt me ish-pushtetin kanë përfituar miliona euro.
“Ka ndodhur masakër me buxhetin e shtetit për përfitime personale. Andaj është e domosdoshme që të ketë komision hetimor parlamentar, se brenda një buxheti të shtetit janë nënshkruar kontrata të dyfishta”, tha Haxhiu, shkruan arbresh.info.
Ai tha se kompani të caktuara të afërta me pushtetin kanë marrë miliona euro gjatë coronavirusit, ndërsa qytetarët kanë qëndruar në shtëpi dhe bizneset janë mbyllur.
“Derisa qytetarët kanë ndejtur në shtëpi qeveritarët që ikën kanë vjedhur në pandemi, ndërsa bizneset u mbyllën në pandemi, pushtetarët e qeverisë Kurti u bën milionerë në pandemi. Kontraktuan në kohën e pandemisë më shumë se 5 milionë euro. Vetëm një kompani ka kontraktuar 3 milionë e 300 mijë euro në kohë pandemie e kishte vetëm dy punëtorë”, tha ai. /arbresh.info/
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...
Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën D...
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...