Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka uruar të gjithë besimtarët e festë islame për festën e Kurban Bajramit.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se lutet për familjet e viktimave të Covid-19, duke bërë thirrje për të mos humbur shpresën.
“Në Natën e festës sonë të Shenjtë- Kurban Bajramit, bilanci i epidemisë në Kosovë është tragjik. Lutem me familjet e viktimave, lutemi që shpirti i tyre të prehet në paqe! Ndërkohë të tjerëve dua t’ju kujtoj një ajet kuranor: … Vetëm ata që kanë durim do të marrin shpërblimin e tyre plotësisht dhe pa kufi! Pra, të kemi durim”, ka shkruar ai në Facebook./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Në Natën e festës sonë të Shenjtë- Kurban Bajramit, bilanci i epidemisë në Kosovë është tragjik. Lutem me familjet e viktimave, lutemi që shpirti i tyre të prehet në paqe! Ndërkohë të tjerëve dua t’ju kujtoj një ajet kuranor: … Vetëm ata që kanë durim do të marrin shpërblimin e tyre plotësisht dhe pa kufi! Pra, të kemi durim. Duhet mos ta humbim shpresën! Fjala e Zotit dhe Porosia e tij janë burimi i shpresës dhe kushdo që shpëton nga lakmia dhe egoizmi është ngadhënjimtarë. Urime Nata e madhe e Bajramit, qytetarë të dashur!
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...