Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar 139 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.
Ai në një postim në facebook ka thënë se bashkimi i liderëve shqiptarë në një tavolinë bisedimesh ka një rëndësi të jashtëzakonshme, por kur merren vendime të përbashkëta, ka rëndësi akoma dhe më të madhe
Statusi i plotë:
Urime 139 vjetori i Lidhjes së Prizrenit
Sot në 139 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dua të kujtoj diçka që kam bërë duke e quajtur gjithmonë të rëndësishme. Dhe për të ndihmuar ta kuptoni po ju pyes:
A është e fuqishme fotoja e liderëve shqiptarë të Lidhjes së Prizrenit nga të gjitha viset ku jetojnë bashkëkombasit tanë 139 vjet më parë? Unë besoj se po.
1) Kur raporti i Dik Martit mbi të cilin u ngrit Gjykata Speciale, po diskutohej në Këshillin e Europës, unë i bëra letër të hapur Sali Berishës, asokohe kryeministër. I thashë: mblidhi liderët shqiptarë dhe unifikoni qëndrimet ndaj raportit të Dik Martit: http://telegrafi.com/leter-kryeministrit-sali-berisha/.
Qëllimi im ishte që bota mbarë të shikonte pikërisht foton e liderëve shqiptarë të gjithë bashkë. Kjo do të frikësonte të gjithë ata që nuk na duan. Ne jemi të fortë nëse jemi bashkë.
2) Si ish President i Kosovës, bëra thirrje për Bashkimin Kombëtar Ekonomik. Ai parashikonte Mbledhje të përbashkët të dy qeverive. Njëra prej mbledhjeve të përbashkëta u bë në Prizren. Dhe fotoja që unë kërkoja, fotoja e përbashkët e liderëve shqiptarë të gjithë viseve, u bë kësaj here para godinës së Lidhjes së Prizrenit.
Bashkimi i liderëve shqiptarë në një tavolinë bisedimesh ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Por kur merren vendime të përbashkëta, ka rëndësi akoma dhe më të madhe. Këtë na kanë mësuar burrat e mençur që u takuan 139 vjet më parë…
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...