Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, njëherit edhe deputet në Kuvendin e Kosovës u ka bërë thirrje autoriteteve që të sjellin para drejtësisë kryesit e veprës ndaj 18 vjeçares në Ferizaj.
Pacolli ka dënuar fuqishëm vrasjen e vajzës së re, në Ferizaj.
“Gjatë javëve dhe muajve ne kemi qenë dëshmitarë të raportimit të shtuar për dhunën ndaj grave dhe vajzave në shoqërinë tonë. Çdo ditë dhe më shumë është e theksuar sjellja e mjerueshme e shumë të rinjve. Dhuna, hajnia, gjuha e ndytë, tradhtia etj, janë rezultat i mungesës së respektit për ata që bëjnë punë të mirë dhe mungesës se komunikimit njerëzore”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Sipas tij, sjelljet e tilla nuk mund të tolerohën më.
“Pandëshkueshmeria është e lartë dhe konsideroj që problemet duhet të adresohet nga të gjithë ne, jo vetëm nga gjyqësori dhe policia”, ka shkruar Pacolli.
“Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e vajzës.”/arbresh.info/
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...