Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka amrrë mbështetje nga homologu i tij në Guinea-Conakry për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Përmes një statusi në rrjetin social facebook, Pacolli ka shkruar se me Ministrin e Punëve të Jashtme të Guinea-Conakry, Mamady Toure, janë pajtuar për vizita me qëllim të shqyrtimit të mundësive të bashkëpunimit veçanërisht në fushën e legjislacionit apo praktikave policore.
Statusi i plotë:
Mbështetje e fuqishme në rrugëtimin e anëtarësimit në Interpol.
Takim shumë miqësor më Ministrin e Punëve të Jashtme të Guinea-Conakry, Mamady Toure, me të cilin patëm një shkëmbim të rëndësishëm të ideve në lidhje me bashkëpunimin mes dy vendeve.
E falënderova për përkrahjen e fuqishme që po na ofron në procesin e anëtarësimit në Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare. U pajtuam të organizojmë vizita me qëllim të shqyrtimit të mundësive të bashkëpunimit, dhe i premtova që Republika e Kosovës tashmë ka krijuar një përvoje të cilën mund ta ndajë me këtë vend, veçanërisht në fushën e legjislacionit apo praktikave policore.
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...
FEMSH kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveritë për krizën e çm...