Një nga avokatët më të famshëm serb dhe më të respektuar Zdenko Tomanoviç ka folur për javoren serbe Nedelnjika.
Ai ka shpalosur në një intervistë përvojat e tij nga koha kur ai ishte këshilltar ligjor i Sllobodan Millosheviqit në Hagë. Ai gjithashtu zbuloi se si u duk takimi i fundit i tyre, raporton Arbresh.info
“Një ditë para të gjendej i vdekur në qelinë e tij, Millosheviqi më kërkoj që të shkoja ta vizitoja më herët në burg, më dha një letër të shkruar me dorë për të dërguar në ambasadën ruse, me kërkesën që këtë letër t’ia dorëzoj ministrit rus Sergej Lavrov. Në letër, ai ishte ankuar se po i frikohet një helmimi nga gjykata dhe kërkonte që Rusia të ruante dhe ta mbronte atë. Unë menjëherë i dorëzova letrën Ambasadës ruse, dhe pranimi i letrës është konfirmuar më vonë nga Lavrov. Një ditë më vonë, Millosheviqi u gjet i vdekur, ” deklaron Tomanoviç, i cili, ishte i vetmi shtetas i Serbisë që e ka parë Millosheviqin e vdekur në qelinë e tij./Arbresh.info

Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...