Për 18 vjeçaren nga Ferizaj, M.O, së cilës dje iu dha lamtumira e fundit, ende nuk ka raport të autopsisë, përveç një çertifikate e cila i është dorëzuar familjes të së ndjerës, me t’ua dorëzuar trupin Mjekësia Ligjore.
Kështu ka bërë të ditur Nazlije Balaj, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë, e cila zbuloi,se në atë certifikatë përmendet qartë se në rastin e vrasjes së 18 vjeçares, ka të bëhet me politraumë.
”Nuk ka ende raport të autopsisë, por ka çertifikatë të autopsisë. Sepse raporti i autopsisë përmbyllet kur të mbyllen të gjitha analizat laboratorike”.
”Çertifikata e autopsisë, i lëshohet familjes, dhe në të është e shkruar qartë dhe saktë se në këtë rast kemi të bëjmë me Politraumë”.
Sipas saj të gjithë ata që njohin shkencat e mjekësisë ligjore, e dinë se çka do të thotë politrauma.
Megjithatë pohon se kur të përfundohen edhe dy lloje tjerash analiza, atëherë përmbyllet raporti nga Mjekësia Ligjore apo ekspertët e mjëkësisë.
Por se çka do të thotë saktësisht politrauma, ajo shpjegon:
”Është një rast shumë i rëndë. Ka të bëjë me thyerje të gjymtyrëve, shkurt shqip, një lloj dhune e përdorur që e ka shkaktuar edhe vdekjen e saj, mirëpo raporti i autopsisë do ta tregojë qartë dhe saktë, shkakun e vdekjes, kohën e vdekjes, mjetet të cilat janë përdorë për vdekje, ndërsa analizat laboratorike i dhanë të dhënat tjera të cilat janë të domosdoshme kur kryhet një autopsi dhe raport i cili i dërgohet prokurorisë për hetime të mëtutjeshme”, tha Balaj në Klan Kosova.
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës