Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe ambasadorët e akredituar, kanë bërë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, në përvjetorin e vdekjes së tij.
Në 19 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe ambasadorët e akredituar, bënë homazhe tek varri i tij.
Presidentja Osmani e çmoi lartë kontributin e ish-presidentit Rugova. Ajo tha se Rugova ka luajtur rol të rëndësishëm në shtetndërtim dhe se kontributi i tij do të jetë udhërrëfyes edhe në të ardhmen.
Osmani me këtë rast falënderoi përfaqësuesit e shteteve tjera që bënë homazhe sot. Nën organizimin e presidencës, gjatë ditës do të mbahen edhe aktivitete tjera në përvjetorin e vdekjes së ish-presidentit Rugova./rtk
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale