Sot mbushen 22 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.
Ushtria serbe u dorëzua nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare dhe bombardimeve të NATO-së që e detyruan të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor 1999 në Kumanovë.
Marrëveshja u nënshkrua nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë.
Sulmet, që vazhduan për 78 ditë, u anuluan më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, gjenerali Wesley Clark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore kishin detyruar pushtuesin serb të fillonte tërheqjen e plotë të forcave nga Kosova.
Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara-UNMIK, i cili do të administronte vendin deri në shpalljen e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008./arbresh.info/
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...