Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po merr pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut, në sheshin “Shën Pjetri”, në Vatikan, përkujton punën që bëri Ati i Shenjtë për Shqipërinë e Kosovën.
Begaj, në një postim në Facebook, vlerësoi atë që Papa Françesku, zgjodhi Shqipërinë si vendin e parë evropian për ta vizituar më 21 shtator 2014, shpalli Shenjte Nënë Terezën më 4 shtator 2016 dhe dha një kontribut të lartë për popullin shqiptar.
“Papa që zgjodhi Shqipërinë si vendin e parë evropian për ta vizituar më 21 shtator 2014, shpalli Shenjte Nënë Terezën më 4 shtator 2016, nënshkroi dekretin për lumnimin e 38 martirëve të parë shqiptarë të komunizmit më 5 nëntor të po atij viti, duke shtuar edhe dy të tjerë më 16 nëntor 2024, si dhe ngriti Dioqezën e Prishtinës dhe të Prizrenit”, k shkruar Begaj.
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...