Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar sot Përfaqësuesin e Lartë i BE-së, Josep Borrell të cilin e falënderoi për mbështetjen ndaj Shqipërisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Begaj ka thënë se zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe rikthimi te dialogu midis dy vendeve është garanci për sigurinë në rajon, shkruan Arbresh.info.
“Me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme dhe me Zv. Presidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell. E falënderova për mbështetjen e tij dhe të Komisionit për Integrimin Evropian të Shqipërisë, si dhe për vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor. Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe rikthimi te dialogu midis dy vendeve është garanci për sigurinë në rajon. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, ka shkruar Begaj./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...