Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u nderua sot me titullin “Qytetar Nderi” nga Komuna e Gjilanit me motivacionin për kontributin e dhënë për Pavarësinë e Kosovës.
Kreu i shtetit shqiptar mirëpriti këtë çmim teksa theksoi se me vlerësimin që i është bërë sot, përgjegjësia dhe detyrimi i është shtuar edhe më shumë, raporton Arbresh.info.
“Është e vështirë për të gjetur fjalët e duhura për të shprehur mirënjohje. Gjilani, qytet i sakrificës dhe qëndresës më bëri këtë titull qe unë do e mbajë me përgjegjësi. Ky titull i përket të gjithë shqiptarëve që në kohët e juaja më të vështira qëndruan pranë jush. Fitorja e Kosovës ishte një fitore e madhe që kurrë nuk hoqi dorë nga liria. Gjilani si çdo qytet i Kosovës e di mirë peshën e sakrificës dhe lirisë. Kjo tokë ka lindur shumë heronj” tha Begaj.
Begaj në fjalën e tij të rastit përmendi disa nga heronjtë e Kosovës që dhanë jetën për lirinë.
“Ky qytet është i mbushur me jetë dhe shpresë. Liria nuk është e përhershme ajo duhet të mbrohet dhe ndërtohet çdo ditë. Liria e vërtetë është të kujtosh të kaluarën, të jetosh të sotmen dhe me vizion për të ardhshme. Shqipëria qëndroi pran Kosovës në ditët më të vështira. Ne do të qëndrojmë pranë njëri tjetrit kurdo herë. Dy shtete një komb një gjuhë një gjak është ADN jonë, është privilegj i madh dhe duhet të dimë ta shfrytëzojmë këtë mundësi për tu ngritur bashkë si shqiptar. Ketë duhet ta kthejmë ne bashkëpunim në ekonomi e diplomaci. Ne jemi një komb që ndonëse nuk e harrojmë të kaluarën por e mbështesim të ardhmen. Duam të jemi pjesë të Evropës sepse i përkasim asaj me vlera e tradita. Shqipëria dhe Kosova duhet ta shohin të ardhmen në një rrugëtim të përbashkët ku sukseset dhe arritjet nuk i kemi të ndara por të përbashkëta”, tha tutje Begaj./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Man City në bisedime të avancuara me Milanin për Reijnders
Situatë kritike: Rreth 130 kamionë me ndihma humanitare hyjn...
Aktakuzë për fajde ndaj 5 personave në Prizren
Balje thotë se iu ofrua punë në këmbim të votës për Haxhiun,...
Gërvalla: Betejat politike bëhen për qeverinë e jo Kuvendin
Duda Balje: Më është bërë ofertë indirekte për votën pro Alb...