Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj po merr pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri për nderë të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në fjalën e tij të rastit, Begaj ka nderuar komandantin legjendar Adem Jashari dhe UÇK-në teksa theksoi se Pavarësia e Kosovës është amanet i shenjtë, shkruan Arbresh.info
“Pavarësia e Kosovës është testament i qëndresës, amanet i shenjtë, ngadhënjim i sakrificës dhe besimit në të drejtën të një populli autokton për të jetuar i lirë”, tha Begaj.
“Pavarësia erdhi si meritë e përpjekjeve titanike të një populli që nuk u përkul kurrë dhe nuk u dorëzua ndaj padrejtësive dhe gjenocidit. Sot e përjetë, nderojmë përjetë arkitektin e pavarësisë, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demacin, nderojmë komandantin legjendar Adem Jasharin dhe Ushtrinë Çlirimtare te Kosovës, nderojmë gjakun e dëshmorëve dhe sakrificat për një të ardhme në liri të mijëra burra dhe grave, nderojmë lotët e nënave tona, nderojmë firmëtarët e Pavarësisë”, u shpreh Begaj./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...