Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot një delegacion të Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i tij, Alain Berset. Presidenti Begaj nënvizoi rolin dhe kontributin që Shqipëria ka dhënë në 30 vjetët e anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës.
Njëkohësisht, ai shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin që Shqipëria ka patur dhe ka me KiE në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Shqipëria, tha Presidenti i Republikës, “mbetet plotësisht e angazhuar për të vazhduar të bashkëpunojë dhe kontribuojë në kuadër të Këshillit të Evropës dhe institucioneve të tjera të lidhura me të”.
Kreu i Shtetit nënvizoi se Kosova është një realitet i pakthyeshëm dhe, si e tillë, ajo duhet të jetë plotësisht e integruar në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës.
“Gjeografia është shumëçka. Kosova është gjeografikisht në Evropë. Populli i Kosovës meriton të jetë i integruar në organizatat evropiane. Ne duhet të ndërtojmë ura dhe jo mure, duhet t’i ndërtojmë ato sot në paqe. Kështu nuk do të lejojmë përsëritjen e historive jo shumë të largëta të konfliktit dhe dhunës ndëretnike që kanë ndodhur në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Presidenti i Republikës.
“Vetëm kështu siguria demokratike do të funksionojë më mirë dhe Evropa do të jetë më e sigurt”, nënvizoi Presidenti i Republikës.
Një nga temat e bisedës midis Presidentit Begaj dhe Alian Berset ishte dhe takimi i Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në Tiranë më 16 maj 2025.
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...