Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, sot e ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ndërsa në këtë mbledhje, i ka falënderuar të gjithë të angazhuarit, e në veçanti shtabin emergjent komunal për angazhimin e tyre në menaxhimin e pandemisë në këtë komunë.
“Kjo ka qenë një situatë krejt e re, pasi ishte hera e parë që jemi ballafaquar me një situatë të tillë, por konsideroj se situata është menaxhuar mirë dhe ju falënderoj të gjithëve për angazhimin e juaj, sepse tani e dy muaj keni qenë në krye të detyrës 24 orë në ditë dhe konsideroj se kjo situatë është menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Begaj.
“Pavarësisht situatës së tanishme, ne nuk duhet të ndihemi komod, por përkundrazi duhet të shtojmë kujdesin dhe angazhim tonë, që situata të jetë në kontroll të plotë dhe të mos kemi raste të reja”, tha Begaj, i cili gjithashtu falënderoi të gjithë donatorët për kujdesin e treguar për Malishevën gjatë kësaj situate.
Më pas, i pari i Malishevës ka kërkuar nga drejtoritë, sidomos tani, pasi ka filluar të stabilizohet situata, që ti shtojnë angazhimet e tyre në realizimin e projekteve kapitale, sepse kemi mbetur pak prapa për shkak të situatës me pandeminë.
Drejtorët e drejtorive, kanë raportuar për angazhimet e tyre në realizmin e projekteve dhe objektivave për këtë vit.
Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në Iowa të ...
Situata me ujin e pijshëm, IKSHPK del me njoftim
Ambasada në Prishtinë rikujton: DASh ka pezulluar lëshimin e...
Kurti takoi ambasadoren e re të Estonisë
Arrestohet në Fier 23‑vjeçari në kërkim ndërkombëtar, pjesë ...
Venezuela liron amerikanët/ DASH: Hap i duhur nga autoritete...